Metropol Pharma mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Mbledhja e të dhënave

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.metropolpharma.al, Metropol Pharma mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet:

  • plotësimit të formularëve për kërkesa online,
  • kryerjes së porosive,
  • kontaktit ose komunikimit me Metropol Pharma.

Këto të dhëna mund të regjistrohen në sistemet e Metropol Pharma ose në sistemet e ofruesve të autorizuar të shërbimit. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Qëllimi i përpunimit të të dhënave

Metropol Pharma siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të:

  • realizimit të marrëdhënies kontraktore,
  • përpunimit të porosive,
  • komunikimit me klientët,
  • ofrimit të informacionit mbi produktet dhe shërbimet,
  • përmirësimit të përvojës së përdoruesit në faqen e internetit.

Duke përdorur faqen dhe/ose duke dhënë miratimin për regjistrim, kontakt ose porosi, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe garantojnë se të dhënat e plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Të drejtat e subjekteve të të dhënave

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale:

  • akses në të dhënat e tyre,
  • korrigjimin dhe përditësimin e të dhënave,
  • kufizimin e përpunimit,
  • kundërshtimin e përpunimit,
  • fshirjen e të dhënave të tyre.

Kërkesat mund të dërgohen në adresën: metropolpharma.al@gmail.com.

Siguria dhe konfidencialiteti

Metropol Pharma garanton se ka marrë masa të përshtatshme teknike, organizative dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale nga humbja, dëmtimi, shkatërrimi, aksesi i paautorizuar apo shpërndarja e paautorizuar.

Të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura nga Metropol Pharma mund të përpunohen nga punonjësit, bashkëpunëtorët ose ofruesit e autorizuar të shërbimeve, vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë. Këto të dhëna nuk do të transferohen apo komunikohen te palë të treta, përveç rasteve kur:

  • kjo kërkohet nga ligji ose nga autoritetet kompetente, ose
  • është dhënë pëlqimi nga subjekti i të dhënave.

E drejta për tërheqje të pëlqimit dhe fshirje

Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të tërheqin pëlqimin e tyre në çdo kohë për përpunimin e të dhënave të dhëna vullnetarisht, si dhe të kërkojnë fshirjen e tyre, duke dërguar një kërkesë në adresën: metropolpharma.al@gmail.com.

Duke përdorur faqen www.metropolpharma.al, përdoruesit pranojnë kushtet e kësaj politike privatësie dhe mënyrën se si Metropol Pharma mbledh, përdor dhe mbron të dhënat personale.

LART