Vitabiotics Feroglobin Capsules është një suplement ushqimor me hekur, acid folik dhe vitaminë B12, i formuluar për të mbështetur nevojat ushqyese të organizmit. Formula përmban hekur, i cili kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe të qelizave të kuqe të gjakut, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes. Vitamina B12 dhe acidi folik kontribuojnë gjithashtu në funksionimin normal të organizmit dhe në metabolizmin normal të energjisë.
Feroglobin paraqitet në formë kapsulash me çlirim të ngadaltë, të dizajnuara për një çlirim gradual të përbërësve. Është një zgjedhje praktike për personat që kërkojnë të plotësojnë dietën e tyre me hekur dhe vitamina të rëndësishme për formimin normal të gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme.
Përdorimi
Një kapsulë në ditë me vaktin kryesor, vetëm pas ushqimit. Gëlltite me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Mund ta merrni për sa kohë të jetë e nevojshme.
- Pa ngjyrues
- Pa gluten
- Pa konservant



Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim