Momcozy BM04 Smart Baby Monitor
Momcozy BM04 është një monitor për foshnja me teknologji të dyfishtë lidhjeje, që ofron siguri, privatësi dhe lehtësi përdorimi në çdo moment. Me funksione të avancuara si vizioni i natës, regjistrimi inteligjent dhe komunikimi me dy drejtime, ai ju mundëson të qëndroni pranë foshnjes suaj, pa marrë parasysh ku ndodheni.
I përshtatshëm për përdorim në shtëpi apo gjatë lëvizjes, kjo pajisje përfaqëson zgjidhjen ideale për monitorim të sigurtë dhe të vazhdueshëm. Ekran dhe video HD 1080p, me madhësi 5″ dhe vizion nate automatik për pamje të qartë ditë-natë. Me bateri të qëndrueshme 5000 mAh monitoron deri në 10 orë video ose 20-29 orë në modalitet audio vetëm. Kamera rrotullohet 350° horizontalisht dhe 110° vertikalisht, duke mbuluar çdo kënd të dhomës.
Përdorni zmadhimin 2x ose 4x për të parë çdo shprehje të ëmbël të fytyrës së foshnjes. Përdorni aplikacionin për të folur me foshnjen dhe për ta qetësuar menjëherë me magjinë e zërit tuaj dhe kur ndodheni jashtë shtëpisë.
Gjumi juaj ka po aq rëndësi prandaj mund te aktivizoni modalitetin VOX për të ndriçuar ekranin vetëm kur foshnja qan, duke ju lejuar të pushoni të qetë dhe pa shqetësime.
Karakteristikat
- Monitorim i sigurtë dhe privat – Siguria dhe privatësia e foshnjes janë prioritet absolut. Me transmetim të dhënash të enkriptuar dhe funksionin e privatësisë me një prekje, mund të monitoroni me besim të plotë.
- Ndani momente të veçanta me të gjithë familjen – Aplikacioni ju mundëson të ndani pamje live, në mënyrë që familjarët të shikojnë momentet unike të foshnjës tuaj, në kohë reale, pavarësisht vendndodhjes. Mund të ftohen deri 20 përdorues të autorizuar për akses në distancë përmes aplikacionit .
- Kohëzgjatje maksimale e funksionimit me bateri – Njësia prinderore funksionon deri në 10 orë me ekran të ndezur dhe deri në 20 orë në modalitet të zakonshëm, perfekte për monitorim gjatë natës, pa shqetësime për karikimin.
- Sinjal i fuqishëm, mbulim i gjerë – Shijoni një lidhje të qëndrueshme me një rreze sinjali deri në 293 metra, që siguron qëndrueshmëri komunikimi në çdo siperfaqe të shtëpisë.
- Momente të papërsëritshme. Regjistrohen & ruhen –Regjistroni çdo moment të çmuar, automatikisht ose manualisht, përmes aplikacionit apo njësisë së prindit. Rishikoni kujtimet kur të dëshironi.
- Më shumë se thjesht video live. Regjistrim inteligjent – Zgjidhni mes regjistrimit të vazhdueshëm 24/7 ose regjistrimit të aktivizuar nga lëvizja për të kapur momentet më të rëndësishme. Fotografoni ose regjistroni video me vetëm një prekje.
- Ruani kujtimet si të dëshironi – Ruani videot tuaja në mënyrë lokale me kartë memorie ose zgjidhni ruajtjen në Cloud për siguri shtesë. (Karta e memories dhe shërbimi për ruajtje në Cloud nuk përshihen, por mund të sigurohen më vete).
Çfarë përfshihet në paketim?
- Kamera x 1
- Njësia monitoruese prindërore x 1
- Përshtatës energjie x 2
- Kabllo energjie 1.5m x 1
- Kabllo energjie 2.5m x 1
- Mbajtëse për montim në mur x 1
- Set vidash për montim në mur x 1
- Udhëzues i shpejtë për instalimin x 1
- Manual përdorimi x 1
Udhëzime mbi përdorimin
- Instalim i Përshtatshëm dhe Fleksibël
Mund ta montoni në mur për një pamje të qartë nga sipër, ose ta vendosni në tavolinë për një instalim të shpejtë dhe praktik. - Monitori punon në dy mënyra të ndryshme lidhjeje, në varësi të nevojës tuaj. Një menyrë është që kamera lidhet drejtpërdrejt me njësinë e prindit (ekranin që vjen me pajisjen) pa pasur nevojë për internet/Wi-Fi. Opsioni i dyte eshte qe kamera lidhet me rrjetin tuaj Wi-Fi në shtëpi dhe përmes aplikacionit Momcozy App, mund ta shikoni foshnjën nga telefoni/tableti, kudo që të ndodheni.








Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim