Now Vitamine D-3 1000IU
Vitamina D normalisht merret nga dieta ose prodhohet nga lëkura nga energjia ultravjollcë e diellit, megjithatë ndodh qe sasia nuk është e mjaftueshme. Sa më shumë njerëzit shmangin ekspozimin në diell, suplementimi i vitaminës D bëhet edhe më i nevojshëm për të siguruar që trupi të marrë një furnizim të përshtatshëm. Suplementet e vitaminave dhe multivitaminat janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u siguruar që po merrni sasinë optimale ditore të vitaminës D3.
Vitamina D rrit absorbimin intestinal dhe metabolizmin e mineraleve dietike të kalciumit, magnezit, fosfatit dhe zinkut, dhe për këtë arsye luan një rol vendimtar në shëndetin e skeletit. Ruajtja e një niveli të përshtatshëm të vitaminës D është thelbësore për arritjen dhe ruajtjen e densitetit optimal mineral të kockave.
Vitamina D gjithashtu mbështet funksionin e shëndetshëm të sistemit imunitar dhe studimet e fundit tregojnë se ajo mund të luajë një rol edhe në funksionin normal kardiovaskular.
- Pa gluten
- Pa OMGj
- Pa bulmet
- Pa vezë (apo nënprodukte), sojë & misër
Udhëzime mbi përdorimin
Rekomandohet 1 kapsulë në ditë me vaktin ushqimor.



Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim