Në gjendje

Nutriben – Hidrolizada 1 (0m+)

2,750.00L

Me këtë produkt fitoni 28 pikë besnikërie, që mund t'i përdorni për të kursyer në porositë e ardhshme. Mësoni më shumë rreth programit të pikëve.
Porosit në WhatsApp Online
SKU: 8430094081289 Kategoritë: , , Markë:

Nutriben Hidrolizada 1 (0m+)

Formulë qumështi e ndryshuar dhe e hidrolizuar që përdoret si ushqim dietik me përdorime mjekësore, e përshtatshme për fëmijët nga 0 muaj e deri në 6 muaj. Kjo formulë është pa laktozë dhe me proteina shumë të hidrolizuara, për ta bërë tretjen më të lehtë dhe për të reduktuar reagimet alergjike.

Mund të përdoret që nga lindja kur qumështi i gjirit nuk është i mundur ose jo i mjaftueshëm, por vetëm sipas udhëzimit të mjekut.

Rekomandohet veçanërisht për trajtimin e:

  1. Intolerancës dhe alergjisë ndaj proteinave të qumështit të lopës.
  2. Dermatitit atopik.
  3. Intolerancës kongjenitale ndaj laktozës.
  4. Gastroenteritit akut që tregon simptoma të mungesës së laktazës në zorrë.
  5. Çdo procesi diarreje të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm.
  6. Keqpërthithjes së karbohidrateve.

Karakteristikat kryesore

  • Proteina e hidrolizuar: proteina është e “thyer” në copa të vogla që trupi e tret më lehtë dhe zvogëlon rrezikun e reaksioneve alergjike.
  • Pa laktozë: e përshtatshme për fëmijët që kanë intolerancë ndaj laktozës.
  • DHA & GLA: acide yndyrore që ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe të retinës, si dhe kanë efekt anti-inflamator.
  • Prebiotikë FOS: mbështesin florën e mirë të zorrëve dhe sistemin imunitar.
  • Probiotikë (Lactobacillus rhamnosus): ndihmojnë shëndetin intestinal dhe kundër inflamacionit alergjik.

Udhëzime mbi përdorimin

Sterilizohen biberonët dhe enët e tjera paraprakisht. Vlohet uji dhe më pas ftohet deri në 45°C. Lahen duart para përgatitjes së qumështit. Qumështi i mbetur i pakonsumuar në biberon nuk duhet të ruhet për përdorim të mëvonshëm. Të mos përdoret pas datës së skadencës së treguar në fund të kutisë.

Kujdes!
Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohu me mjekun.

Firma

Nutriben

Mosha

0m+

Forma

Kuti

Sasia

400gr

Vlerësimet e klientëve
  • 0
    0 vlerësime
  • 5 Yje
    0%
    4 Yje
    0%
    3 Yje
    0%
    2 Yje
    0%
    1 Yll
    0%
Vlerësimet

Nuk ka ende vlerësime.

Shkruaj një vlerësim
Jini i pari që jep një vlerësim “Nutriben – Hidrolizada 1 (0m+)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

LART