Nutriben Hidrolizada 2 (6m+)
Formulë qumështi e ndryshuar dhe e hidrolizuar që përdoret si ushqim dietik me përdorime mjekësore, e përshtatshme për fëmijët nga 6 muaj e lart. Kjo formulë është pa laktozë dhe përmban proteina shumë të hidrolizuara, për ta bërë tretjen më të lehtë dhe për të reduktuar reagimet alergjike.
Rekomandohet veçanërisht për trajtimin e:
- Intolerancës dhe alergjisë ndaj proteinave të qumështit të lopës.
- Dermatitit atopik.
- Intolerancës kongjenitale ndaj laktozës.
- Gastroenteritit akut që tregon simptoma të mungesës së laktazës në zorrë.
- Çdo procesi diarreje të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm.
- Keqpërthithjes së karbohidrateve.
Karakteristikat kryesore
- Proteina e hidrolizuar: proteina është e “thyer” në copa të vogla që trupi i tret më lehtë dhe zvogëlon rrezikun e reaksioneve alergjike.
- Pa laktozë: e përshtatshme për fëmijët që kanë intolerancë ndaj laktozës.
- DHA & GLA: acide yndyrore që ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe të retinës, si dhe kanë efekt anti-inflamator.
- Prebiotikë FOS: mbështesin florën e mirë të zorrëve dhe sistemin imunitar.
- Probiotikë (Lactobacillus rhamnosus): ndihmojnë shëndetin intestinal dhe kundër inflamacionit alergjik.
Udhëzime mbi përdorimin
Sterilizohen biberonët dhe enët e tjera paraprakisht. Vlohet uji dhe më pas ftohet deri në 45°C. Lahen duart para përgatitjes së qumështit. Qumështi i mbetur i pakonsumuar në biberon nuk duhet të ruhet për përdorim të mëvonshëm. Të mos përdoret pas datës së skadencës së treguar në fund të kutisë.
Kujdes!
Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve. Ky produkt do të përdoret për foshnjat. Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këtë produkt, këshillohu me mjekun.



Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim