The Ordinary Mandelic Acid 10%
Mandelic Acid 10% + HA është një serum Alfa Hydroxy Acid që ndihmon në përmirësimin e pastërtise së lëkurës, balancimin e tonit të pabarabartë dhe korrigjimin e teksturës së lëkurës në një mënyrë jo të ashpër, por prap shumë efektive. Kjo për shkak se ka një peshë molekulare më të madhe se acidet e tjera alfa hidroksi, gjë që rezulton në një shpërndarje më të ngadaltë dhe më të ekuilibruar të acidit.
- Ka në fokus: lëkura pa shkëlqim, parregullsitë e teksturës, tone të pabarabartë të lëkurës
- I përshtatshëm për: Të gjithë tipet e lëkurave
- Tekstura: Serum me bazë ujore
- Përbërësit aktiv: Mandelic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tasmannia Lanceolata Fruit/Leaf Extract
Veçoritë e produktit:
- Oil-free
- Pa alkol
- Pa silikon
- Pa gluten
- Produkte vegan
- Cruelty free
Udhëzime mbi përdorimin
- Aplikojeni një herë në ditë, në mënyrë ideale në mbrëmje.
- Formula mund të hollohet me produkte të tjera për të reduktuar forcën derisa lëkura të zhvillojë tolerancë. Mos e përdorni në lëkurë
të ndjeshme, të qëruar ose të dëmtuar. - Shmangni konturin e syve dhe kontaktin me sytë. Kontakti i produktit me lëkurën duhet të jetë me frekuencë ose kohëzgjatje të kufizuar.
- Nëse shfaqet acarim, shpëlajeni, ndërprisni përdorimin dhe konsultohuni me një mjek.
- Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë të padëmtuar.
- Këshillohet patch-testing përpara përdorimit
Paralajmërim: Ky produkt përmban një alfa hidroksi acid (AHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit. Përdorni krem kundër diellit, vishni veshje mbrojtëse dhe kufizoni ekspozimin ndaj diellit gjatë përdorimit të këtij produkti dhe për një javë më pas.





Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet
Nuk ka ende vlerësime.
Shkruaj një vlerësim